Takimi me përfaqësues nga IMF-të anëtare të AMIK dhe Drejtori Ekzekutiv i AMIK në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK)

U zhvillua diskutim i detajuar mbi draft-udhëzimin metodologjik për Regjistrin Kreditor.

 

Përfaqësues nga IMF-të anëtare të AMIK dhe Drejtori Ekzekutiv i AMIK u pritën në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) për një diskutim të detajuar mbi draft-udhëzimin metodologjik për Regjistrin Kreditor. Gjatë takimit, u shkëmbyen komente dhe sugjerime nga të dyja palët, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të transparencës dhe efektivitetit të këtij udhëzimi për sektorin mikrofinanciar.

Falënderojmë Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), për pritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në adresimin e çështjeve të rëndësishme për sektorin mikrofinanciar.