Mbahet konferenca "Qasja në Financa për Gratë Ndërmarrëse", e bashkëorganizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe AMIK

Konferenca "Qasja në Financa për Gratë Ndërmarrëse", e bashkëorganizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe AMIK.

AMIK shpreh një falënderim të thellë për pjesëmarrjen e të gjithë të pranishmëve dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm. Jemi të privilegjuar për bashkëorganizimin e konferencës në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë. Angazhimi i Bankës Qendrore në promovimin e përfshirjes financiare të grave ndërmarrëse është shprehje e një vizioni të përbashkët për një të ardhme më të ndritshme dhe më të barabartë. Konferenca u bë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe për të identifikuar sfidat dhe mundësitë në fushën e financave për gratë në biznes. Në vazhdim të bashkëpunimit tonë, sektori, do të vazhdojë të punoj për të zhvilluar dhe promovuar mjediset e mëtejshme të financave që inkurajojnë përfshirjen e grave në sipërmarrje. Faleminderit përsëri për kontributin tuaj në këtë proces të rëndësishëm drejt një ekonomie më të drejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.