Informata për Sektorin, Dhjetor 2024

Sektori mikrofinanciar në Kosovë ka vazhduar me rritje edhe gjatë muajit Dhjetor 2024 shuma e kredive aktive arriti vlerën 409 milion Euro të shpërndara në 128 mijë klientë.

Sipas Raportit mujor të Anëtarëve të AMIK, këto janë të dhënat kryesore që prezantojnë sektorin deri me 31 Dhjetor 2024:

  • Gjithsej portofolio e kredive (aktive): 409 milion Euro
  • Gjithsej numri i huamarrësve (aktive): 128,773
  • Mesatarja e madhësisë së kredive (aktive): 3,927
  • Vlera e kredive të reja të shpërndara: 38 milion Euro
  • Gjithsej numri i të punësuarve: 1241
  • Gjithsej numri i degëve: 141