Informata për Sektorin, Qershor 2022

Sektori mikrofinanciar në Kosovë ka vazhduar me rritje edhe gjatë muajit Qershor 2022, shuma e kredive aktive arriti vlerën 230 milion Euro të shpërndara në 94 mijë klientë.

Sipas Raportit mujor të Anëtarëve të AMIK, këto janë të dhënat kryesore që prezantojnë sektorin deri me 30 Qershor 2022:


  • Gjithsej portofolio e kredive (aktive): 230 milion Euro
  • Gjithsej numri i huamarrësve (aktive): 94,633
  • Mesatarja e madhësisë së kredive (aktive): 2,439
  • Vlera e kredive të reja të shpërndara: 20 milion Euro
  • Gjithsej numri i të punësuarve: 1081
  • Gjithsej numri i degëve: 123