Korniza Ligjore e IMFve

Sektori Mikrofinanciar mbështet në Kornizen Ligjore që ka për qëllim rregullimin e funksionimit dhe zhvillimin e Institucioneve Mikrofinanciare. IMF-të janë të licencuara si institucione mikrofinanciare dhe mbikqyren nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK). Ato raportojnë në baza mujore dhe tremujore në BQK, dhe poashtu i dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore të audituara.


Në instrumentet kryesore që rregullojne aktivitetet financiare të IMF-ve bëjnë pjesë Ligji për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Jobankare dhe disa Rregullore të BQK-së.


Meqënse shumica e IMF-ve në Kosovë kanë status të OJQ-së, ato rregullohen me Ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare. Dhe, si çdo OJQ tjetër edhe IMF-të bejnë raportimet e duhura vjetore prane Zyrës së OJQ-ve, në Ministrinë e Administratës Publike



Përditësuar së fundi: Shkurt 2018