Shpend Nura

KEP Trust, Kryetar Bordi


Shpend Nura ushtron detyren e Kryetar Bordi në IMF KEP Trust dhe është anëtar boardi i AMIK-ut që nga muaji tetor 2017. Ka një përvojë 15 vjeçare në sektorin financiar dhe atë të konsulencës. Paraprakisht ka punuar në Interim Credit Unit ( ICU), Raiffeisen Bank dhe Banken për Biznes në pozita dhe funksione të ndryshme udhëheqese. Ka udhëhequr projekte të ndryshme në fushen e zhvillimit të produkteve bankare, teknologjisë informative, avansimit të proceseve/operacioneve dhe ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve. Ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës për Inxhineri Mekanike dhe ka magjistruar për administrim biznesi në Universitetin e Sheffield-it, dega në Selanik. Ka shërbyer si mentor për ndërmarrësit e rinj në projektet e CEED Kosova dhe RTC / IFC për ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve dhe grave në biznes. Gjithashtu ka shërbyer si ligjerues në kolegjet Universum dhe UBT.

Ardian Kastrati

FINCA Kosovë


Ardian Kastrati vjen në FINCA nga ProCredit Bank, si punonjës me bagazh prej më shumë se 12 vitesh përvojë në sektorin Bankar dhe më shumë se 5 vjet në sektorin Mikro-Financiar. Në vitin 2000 filloi punën si Nëpunës Kreditor në Bankën Komerciale ProCredit në Kosovë. Ka shërbyer si Menaxher i Huadhënies Bujqësore dhe i Mikro-kredive, Menaxher i Regjionit të degës së Pejës, Menaxher i Divizionit të Kredivesi dhe Menaxher i Divizionit bankar korporativ për më shumë se 5 vite. Në vitin 2013 i është bashkuar FINCA Kosovë në pozitën e Drejtorit Operativ ndërsa duke filluar nga 01 Nëntor 2017 ushtron pozitën e ushtrues detyre – Drejtor i Përgjithshëm.Ardiani ka diplomuar në shkollën e menaxhementit IEDC në Bled Slloveni, në Progamin Ndërkombëtar të Menaxhimit të Lartë, pjesë e programit ekzekutiv MBA. Ardiani ka diplomuar në ‘Banka dhe Financa’ në Gjermani, në ProCredit Bank Academy, si dhe ka studiuar në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Shpresim Vranovci

Drejtor Ekzekutiv, AMIK


Md. Abdul Kalam

Kryeshef Ekzekutiv, KGMAMF


Z. Kalam është Kryeshef Ekzekekutiv i KGMAMF (Kosovo Grameen Missione Arcobaleno Microcredit Fund) që nga Marsi 2015, ndërsa ka qenë pjese e Institucionit që nga viti 2007 në poziten e Drejtorit Financiar / Kontabilist Projekti dhe i angazhuar si Drejtor i Projektit. Para së të delegohej për Grameen Trust në Kosove (KGMAMF), ai ka qenë pjesë e Grameen Bank në Bangladesh që nga viti 1986 në pozita të ndryshme udhëheqese. Z. Kalam ka punuar për 5 vite për UNDP/UNOPS si consultant pwr tw implementuar Projektin Micro Kredit nee Myanmar (Burma). Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Shoqërore (1983) dhe Master në Shkenca Shoqërore (1985) në Univerisitetin e Dhakës, Bangladesh. Me një përvoj 31 vjeçare si praktikues i Mikrofinancave brenda dhe jashtë vendit, ai ka një kuptim të mirë të zbutjes së varfërisë dhe çështjeve të jetesës, dhe i pëlqen të punojë me njerëzit e varfër për zhvillimin e tyre socio-ekonomik.

Vilson Ndrecaj

KosInvest


Lulzim Sadrija

KRK


Gjergj Karaqi

Menaxher, QELIM Kosovë


Z.Karaqi është menaxher i Institucionit Mikrofinanciar - Qelim Kosovë që nga viti 2009, ndërsa ka qenë pjesë e Qelim Kosovë që nga viti 2006. Gjatë periudhes 2001 – 2006 ka punuar për Celim Milano gjatë misionit në mikrofinanca të tyre në Kosovë. Ai ka diplomuar nga Universititeti i Prishtinës në vitin 1983 në Fakultetin Ekonomik. Përvoja e tij 18 vjeçare në sektorin mikrofinanciar i ka mundësuar atij të ndjekë shume trajnime dhe programe të cilat i adresojnë qështjet dhe nevojat financiare dhe jo-financiare të personave me të ardhura të ulëta dhe mikro-ndermarrjet në vend.

Elikona Llalloshi

Finance and Administration Officer, AMIK



Vahdet Anadolli

AFK


Z. Anadolli është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Mikrofinanciar - Agjencioni për financim në Kosovë (AFK) dhe që nga viti 2012 është Kryetar i Bordit të Drejtorëve të AMIK. Eksperienca e tij profesionale perfshinë një periudhë 20 vjeçare në fushën e mikrofinancimit dhe lidershipit. Ai ka diplomë Masteri në Menaxhment nga Universiteti Dukagjini në Kosovë. Gjithashtu, ai është Ekspert i Çertifikuar Ndërkombëtar në Mikrofinanca dhe Ekspert i Çertikuar në Menaxhimin e Riskut nga Frankfurt School of Finance and Management në Gjermani.


Vehbi Zeqiri

START Institucioni Mikrofinanciar




ASAMBLEJA E ANËTARËVE


Asambleja e Anëtarëve është trupi më i lartë qeverisës i organizatës dhe duhet të përbëhet nga të gjithë anëtarët e organizatës.
Asambleja e Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikat dhe çështjet financiare të organizatës.
Përveç përgjegjësive të caktuara në statut, Asambleja do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca:


  • Të zgjedhë dhe largojë anëtarët e Bordit
  • Miratoj rishikimin vjetor financiar të organizatës
  • Miratoj buxhetin vjetor
  • Miratoj programin vjetor

BORDI I DREJTORËVE (BORDI)


Bordi është përgjegjës për kontrollin dhe udhëheqjen e çështjeve dhe pasurisë së organizatës. Bordi i Drejtorëve përbëhet nga së paku gjashtë (6) anëtarë përfaqësues nga organizatat anëtare, të cilet zgjedhen individualisht nga anëtarët e Asamblesë me shumicën e votive dhe kanë mandat 2 vjeçar.

Anëtarët aktual të Bordit të Drejtorëve janë:

Shpend Nura – KEP Trust, Kryetar Bordi

Ardian Kastrati – FINCA Kosovë

Vilson Ndrecaj - KosInvest

Lulzim Sadrija – KRK

Vahdet Anadolli – AFK

Vehbi Zeqiri - START


Bordi i Drejtorëve ka këto kompetenca:


  • Vendos drejtimin themelor të funksionimit të organizatës
  • Promovoj objektivat e organizatës dhe ndihmoj në përpjekjet e gjetjes së fondeve
  • Përfaqësoj organizatën
  • Zgjedh Kryetarin e Bordit të Drejtorëve
  • Nënshkrimin e çdo marrëveshje në emër të organizatës
  • Përzgjedhjen dhe menaxhimin e punëtorëve të organizatës
  • Caktimin e auditorëve

Bordi gjithashtu ka edhe përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Përgjegjësitë financiare dhe ligjore për çështjet e organizatës deri në miratimin e rishikimit vjetor financiar të organizatës nga Asambleja e Anëtarëve
  • Shpërndarjen e të gjitha informatave të rëndësishme të pranuara nga Bordi dhe vendimet e rëndësishme të dhëna nga Bordi.

STAFI I AMIK-ut


AMIK-u aktualisht menaxhohet nga: Shpresim Vranovci - Drejtor Ekzekutiv, dhe Aulona Ademi - Zyrtare për Koordinim